Prokuroritë tregojnë rritje të efikasitetit në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit

Prokuroritë tregojnë rritje të efikasitetit në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të premten raportin me rezultatet e para të planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, plan ky i miratuar me 4 nëntor të vitit të kaluar dhe i përkrahur nga Ambasada britanike në Prishtinë.

Sipas këtij raporti, që nga hyrja në fuqi e planit të veprimit, të gjitha prokuroritë, me përjashtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë treguar rritje të efikasitetit në zgjedhjen e rasteve, ku krahasuar me 4 nëntor të vitit 2013, sot në Kosovë numri i rasteve të pazgjidhura është 8.8% më i ultë dhe ka 11% më pak persona nën hetime, raste këto që janë në fazën e hetimeve.