Derisa luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një ndër sfidat kryesore për Kosovën, Prokuroria Speciale njoftoi se brenda periudhës së fundit katërmujore ka ngritur mbi 80 aktakuza ndaj afro 200 personave të dyshuar për vepra korruptive.
Zyrtarët që kanë deklaruar rrejshëm pasurinë në Agjencinë Kosovare Anti-Korrupsion janë akuzuar nga prokuroritë e Kosovës në pothuaj të gjitha rastet e raportuara.