Gjykata Themelore e Prishtinës, të enjten ka dëgjuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kundër Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si MTPT t’u caktohet masa e ndalimit të afrimit te dëshmitarët, objekti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe vetë të pandehurit.
Prokuroria Speciale e Kosovës përfaqësohej nga pesë prokurorë, duke përfshirë edhe kryeprokurorin Jonathan Ratel dhe prokurorin e çështjes Johanes Pikcet.