PRANOHET PJESËRISHT AKUZA NË RASTIN “MTI 1” LIROHEN 2 VËLLEZËRIT LIMAJ E GANI ZOGAJ

PRANOHET PJESËRISHT AKUZA NË RASTIN “MTI 1” LIROHEN 2 VËLLEZËRIT LIMAJ E GANI ZOGAJ

Një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendas nga Gjykata e Apelit, të mërkurën e ka nxjerrë një vendim lidhur me ankesën e Prokurorit Special dhe lidhur me ankesat e të pandehurve Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi dhe Florim Zuka kundër Vendimit për aktakuzë dhe pranueshmëri të provave, të nxjerrë nga gjyqtari kryesues i Gjykatës Themelore të Prishtinës më 1 korrik 2013 për rastin e ashtuquajtur “MPTP 1”.

“Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorisë dhe i ka shpallur të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë së Fatmir Limajt në Çagllavicë më 28 prill 2010, të cilat më përpara ishin përjashtuar nga gjyqtari kryesues. Po ashtu, Gjykata e shpalli si provë të pranueshme procesverbalin e intervistimit të pandehurit Florim Lima nga Prokurori Special më 4 shtator 2012. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorisë u refuzua si e pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës u refuzuan si të pabazuara”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.