Arrestohet e Dyshuara për Blerje të Votave për GIS-in

Arrestohet e Dyshuara për Blerje të Votave për GIS-in

Të martën mbrëma është arrestuar si e dyshuar për keqpërdorime zgjedhore, Gordana Stamenkoviq-Slavkoviq, punëtore sociale në qeverisjen lokale paralele të Kamenicës. Ajo dyshohet se u ka dhënë të holla zgjedhësve që ata ta votojnë Iniciativën Qytetare Serbe (GIS) në fshatin Korminjan të Ranillugut. Në këtë komunë fitoi kandidati i kësaj iniciative Gradimir Mikiq. Ai konfirmoi arrestimin.