Kosova shënoi Ditën Ndërkombëtare AntiKorrupsion me kritika të ashpra drejtuar institucioneve përgjegjëse nga shoqëria civile.
Derisa Kosova synon të avancojë në integrimet evropiane, shteti shënoi Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion me pak sukses të treguar në luftën kundër korrupsionit, një nga kriteret kyçe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, tha se bazuar në raporte të ndryshme ndërkombëtare “gjyqësori dhe partitë politike janë institucionet më të korruptuara në Kosovë”.