Prokuroria Heton 3 Persona për Falsifikim të Rezultateve të Votimit

Prokuroria Heton 3 Persona për Falsifikim të Rezultateve të Votimit

Policia e Kosovës të martën ka shoqëruar pesë persona në stacion, tre prej tyre të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votave dhe dy në cilësinë e dëshmitarëve.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se të martën rreth orës 16:00, pas pranimit të një informacioni nga ana Qendrës së Numërimit të Votave, për dyshim të falsifikimit të rezultateve të votimit, njësiti policor ka shoqëruar për në stacion, pesë persona për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore. Tre prej tyre në cilësinë e personave të dyshuar dhe dy në cilësi të dëshmitarëve.