Pas publikimit të lajmit në Infokus, ku të martën mbrëma policia ka arrestuar pesë zyrtarë të KQZ-së, të cilët dyshohen se manipuluan votat në favor të LDK-së, ka reaguar lideri i LDK-së, njëherësh kandidati për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa. Ai duke mos e demantuar raportimin e Infokusit, thotë se shkrime të tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të tij para balotazhit. Në reagimin e tij, Mustafa ka thënë se është indikative që kjo çështje hapet pikërisht para balotazhit dhe ka për qëllim ta dëmtojë personalitetin e tij, duke shtuar se ai nuk ka patur nevojë të vjedhë vota, pasi që diferenca mes tij dhe kundërkandidatit nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka qenë shumë e madhe, transmeton Zëri.info.