PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË PO ZHVILLON HETIME EDHE NDAJ TRE PERSONAVE, PËR TË CILËT DYSHOHET SE KANË FALSIFIKUAR REZULTATET E VOTIMIT

PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË PO ZHVILLON HETIME EDHE NDAJ TRE PERSONAVE, PËR TË CILËT DYSHOHET SE KANË FALSIFIKUAR REZULTATET E VOTIMIT

Pas dyshimeve të bazuara se tre zyrtarë të Qendrës së Numërimit të Votave kanë falsifikuar rezultatet e votimit gjatë numërimit të votave, duke kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, kanë filluar hetime lidhur me këtë rast.