Hetohen keqpërdoruesit e zgjedhjeve në Prizren

Hetohen keqpërdoruesit e zgjedhjeve në Prizren

Policia dhe Prokuroria në Prizren,i janë përkushtuar punës për zbardhjen e parregullësive që janë paraqitur në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Drejtori i Policisë , Nexhmi Krasniqi, ka thënë se vetëm dje janë intervistuar 50 persona . “Personat që janë marrë në pyetje janë nga loklitetet e ndryshme”,ka thënë Krasniqi pëer “Zërin”.

Edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, ka thënë se këtyre rasteve u është dhënë prioritet për hetime të shpejta.”Rasti më serioz është hetimi që po bëhet ndaj disa personave për të cilët dyshohet se kanë ofruar para në këmbim të votës”, ka thënë Hoxhaj