Nëse i lëmë anash shpjegimet politike dhe sociale të zgjedhjeve – të cilat nuk janë temë e këtij shkrimi – votimet e 3 nëntorit ishin një ditë e mirë sa i përket organizimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
Qytetarët e Kosovës iu përgjigjen kënaqshëm obligimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në komuna më 3 nëntor. Përveç përqindjes më të mirë të votuesve se në zgjedhjet e kaluara, padyshim më i kënaqshëm ishte roli i shtetit gjithashtu për të mbrojtur votën e qytetarëve, votë kjo e përcaktuar me kushtetutën e vendit për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç.