Në listën e votuesve, edhe i vdekuri i para 7 vjetëve!

Në listën e votuesve, edhe i vdekuri i para 7 vjetëve!

Lexuesi i portalit tonë, Lulzim Tytynxhiu nga Prizreni na është drejtuar sot me një informatë, duke thënë se “me keqpërdorimet qe ndodhin gjate zgjedhjeve në Kosovë të gjithë jemi të informuar”. 
“Edhe pse babai im ka vdekur para 7 vjetëve, gjë që shihet edhe nga certifikata e vdekjes, sot përmes ueb-faqes së KQZ-së vërtetova se ai ende mund të votojë. Deri më tani në çdo pale të zgjedhjeve anëtarëve të komisionit iu kemi paraqitur certifikatën e vdekjes, por ai nuk hiqet nga lista e votuesve. PSE!!!”, pyet ky lexues e qytetar nga Prizreni.