THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS

THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS

THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) fton studentët dhe të diplomuarit e rinj të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një programi trajnimi dhe gjykimi të simuluar, i cili do të fokusohet në lirinë e shprehjes, mendimin kritik dhe proceset ligjore.

Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua në drejtësi, argumentim, analizë kritike dhe të kuptosh më mirë se si trajtohen rastet që lidhen me lirinë e shprehjes, ky program është për ty.

Çfarë përfshin programi?

20 pjesëmarrës do të përzgjidhen për të marrë pjesë në:

📌 Trajnime praktike mbi lirinë e shprehjes, mendimin kritik, argumentimin dhe proceset ligjore (8–9 korrik 2026);

📌 Përgatitje për gjykimin e simuluar si ushtrim praktik para aktivitetit final (10 korrik 2026);

📌 Gjykim të simuluar mbi një rast që lidhet me lirinë e shprehjes (16 korrik 2026, në Prishtinë).

Aktivitetet gjatë periudhës 8-10 korrik do të mbahen jashtë Prishtinës. Për të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur, IKD do të mbulojë shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë këtyre ditëve.

Kush mund të aplikojë?

Ftohen të aplikojnë:

• Studentët e drejtësisë;
• Studentët e gazetarisë;
• Studentët e shkencave politike;
• Studentët e shkencave sociale dhe fushave të ngjashme;
• Të diplomuarit e rinj që kanë interes për lirinë e shprehjes, mediat, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Çfarë do të përfitoni?

✅ Njohuri praktike mbi lirinë e shprehjes dhe standardet demokratike;
✅ Përvojë në argumentim, debat dhe analizë juridike;
✅ Mundësi për të punuar me ekspertë të fushës;
✅ Pjesëmarrje në një simulim të procesit gjyqësor;
✅ Certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të programit.

Si të aplikoni?

Dërgoni:
• CV-në tuaj;

në: aplikimet@kli-ks.org

🗓️ Afati i fundit për aplikim: 2 korrik 2026, ora 14:00

Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e programit (8–10 korrik dhe 16 korrik 2026).

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.