IKD prezanton para studentëve të Fakultetit Juridik nismën legjislative qytetare për ndryshimin e Kodit Penal

IKD prezanton para studentëve të Fakultetit Juridik nismën legjislative qytetare për ndryshimin e Kodit Penal

IKD prezanton para studentëve të Fakultetit Juridik nismën legjislative qytetare për ndryshimin e Kodit Penal

Prishtinë, 6 tetor 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke zhvilluar sot në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ligjëratë dhe takim diskutues me studentët, në kuadër të aktiviteteve për prezantimin e nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë aktivitetit, studentët po njihen me dy propozimet kryesore të nismës: sanksionimin penal të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin penal të përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Përfaqësuesit e IKD-së po prezantojnë arsyet që kanë çuar në ndërmarrjen e kësaj nisme, problemet që synohen të adresohen përmes ndryshimeve të propozuara, si dhe rëndësinë e përcaktimit të qartë të përgjegjësisë penale për këto raste.

Një pjesë e aktivitetit po i kushtohet diskutimit të hapur me studentët, të cilët kanë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për propozimet konkrete, procesin e nismës legjislative qytetare dhe rolin e qytetarëve në procesin ligjbërës.

Ky aktivitet është pjesë e takimeve që IKD po zhvillon me studentë dhe qytetarë për t’i informuar drejtpërdrejt për përmbajtjen e nismës dhe për të nxitur diskutimin publik rreth ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal.

IKD do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim prezantimin dhe diskutimin e nismës me studentë në universitete dhe kolegje të tjera në Kosovë.