Drejtuesit e IKD-së avokojnë për zbatimin e rekomandimeve në Gjykatën Themelore në Gjilan

Drejtuesit e IKD-së avokojnë për zbatimin e rekomandimeve në Gjykatën Themelore në Gjilan

Prishtinë, 13 mars 2026 – Drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, Betim Musliu dhe Gzim Shala, të premten kanë takuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, me qëllim të dorëzimit të raporteve të monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit të drejtësisë në vend si dhe për të avokuar për zbatimin e rekomandimeve të dala nga këto raporte.

Kryetari i Gjykatës, z. Salihu ka vlerësuar punën e IKD-së në monitorimin dhe hulumtimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile në forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit.

IKD në vazhdimësi ka avokuar pranë të gjithë akterëve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë duke dërguar raportet me gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete, si dhe duke zhvilluar takime me zyrtarët përgjegjës në institucionet përkatëse. Qëllimi i këtij angazhimi mbetet shtyrja përpara e politikave që rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, si dhe mundësimi i realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe qasjes së tyre në drejtësi.