Përfaqësues të IKD-së dhe një grup studentësh të drejtësisë vizituan Gjykatën Kushtetuese

Përfaqësues të IKD-së dhe një grup studentësh të drejtësisë vizituan Gjykatën Kushtetuese

Përfaqësues të IKD-së dhe një grup studentësh të drejtësisë vizituan Gjykatën Kushtetuese

Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) të shoqëruar nga Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, z. Yll Zekaj dhe Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese. Ata janë pritur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka – Nimani dhe këshilltari i parë i Gjykatës, z. Jeton Bytyqi.
Kryetarja Caka – Nimani ka prezantuar strukturën organizative të Gjykatës Kushtetuese, palët e autorizuara për parashtrimin e kërkesave, procedurat e regjistrimit dhe afatet e shqyrtimit të lëndëve, si dhe procesin e përgatitjes së raporteve paraprake nga këshilltarët dhe gjyqtarët e rastit. Në anën tjetër, juristët e ardhshëm janë interesuar që të informohen më hollësisht përkitazi me mekanizmat e kontrollit të zbatueshmërisë së vendimeve të Gjykatës dhe afatet e përcaktuara për parashtrimin e kërkesave për kontestimin e çështjeve të ndryshme kushtetuese.