Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit  dhe Ec Ma Ndryshe kanë organizuar të premten në Prizren tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”. Pjesëmarrës të tryezës kanë qenë akterë të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, kandidatë nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

Në këtë tryezë u diskutua për gatishmërinë  dhe Procedurat Standarde të Veprimit (PVS) të institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Betim Musliu nga IKD tha se qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Komunikatën e plotë e gjeni duke klikuar këtu