IKD dhe INPO trajnojnë monitoruesit e rinj për monitorimin e prokurimit publik

IKD dhe INPO trajnojnë monitoruesit e rinj për monitorimin e prokurimit publik

IKD dhe INPO trajnojnë monitoruesit e rinj për monitorimin e prokurimit publik

Prishtinë, 25 janar 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe INPO në kuadër të projektit “Kërko drejtësi” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/Buroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), ka mbajtur trajnim për 26 praktikantët e rinj monitorues/hulumtues, të cilët vijnë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës për fushën e prokurimit publik.

Trajnimi është fokusuar në aspektin teorik dhe praktik mbi kornizën ligjore që rregullon fushën e prokurimit publik, metodologjinë e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik si dhe përpilimin e raporteve.

IKD vazhdimisht zhvillon aktivitete në kuadër të programit “Edukimi” për ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj. Ky projekt i mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj, të cilët do të angazhohen nga secila komunë respektive e Republikës së Kosovës, në të cilat do të monitorojnë Gjykatat Themelore dhe Degët e tyre si dhe Komunat respektive. Ky projekt zbatohet nga IKD në partneritet me organizatën Iniciativa për Progresë INPO.