“Në Prizren ka filluar të blihet vota”

“Në Prizren ka filluar të blihet vota”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj ka ngritur shqetësimin e blerjes së votave, që sipas tij partitë politike në Prizren, nga tash kanë filluar ti blejnë votat.
“Kohëve të fundit janë shtuar zërat se në qytetin tonë ka filluar të blihet vota e qytetarëve. Madje, ka pasur qytetarë të cilët kanë ardhur në zyret tona, më kanë takuar edhe mua dhe më kanë thënë se kane dashur të ua blejnë votën. Ka pasur edhe të atillë, që na kanë treguar se ku kanë filluar ta blejnë votën”, ka thënë Rexhaj, për mediat lokale në Prizren.