Zgjedhjet ‘mbyllin’ disa shkolla

Zgjedhjet ‘mbyllin’ disa shkolla

Disa shkolla fillore e të mesme në mbarë territorin e Kosovës të cilat të dielën janë shfrytëzuar si qendra të votimit nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, sot nuk po mbajnë mësim.

Burime të Kosovapress-it bëjnë me dije se sot nuk janë hapur për mësim disa shkolla në Prishtinë, Drenas e disa komuna të tjera, madje disa nga këto shkolla e kanë njoftuar stafin e tyre mësimor qysh nga dita e premte se të hënën nuk do të mbahet mësim.