Vritet Kandidati i AAK-së për Asamble në Skënderaj

Vritet Kandidati i AAK-së për Asamble në Skënderaj

Kandidati për këshilltar komunal i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Skënderaj është vrarë të shtunën rreth orës 16:00. Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, të lëshuar po të shtunën dyshohet se vrasjen e ka kryer polici me inicialet V.G, i cili kur shtiu drejt kandidatit nuk ishte në detyrë zyrtare. Policia thotë se në bazë të informatave të deritashme ky krim nuk lidhet me zgjedhjet, ndërsa AAK-ja kërkon zbardhje të këtij krimi.