Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” pritet që sot të bëjnë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Derisa KQZ-ja ende nuk ka njoftuar se kur do të dal me rezultatet, “Demokracia në Veprim”, ka paralajmëruar që në mesditë do të paraqesë deklaratat preliminare në lidhje me procesin zgjedhor.