Në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor 2013, 50 prokurorë do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.
Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.