Manipulimi me vota mund të përsëritet edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, kjo për shkak të mungesës së Reformës Zgjedhore të ndërprerë, pas mosmarrëveshjeve të partive politike në vend.Kosova po hynë në zgjedhjet lokale, pa reformën zgjedhore, e cila ishte paraparë në marrëveshjen Thaçi-Mustafa –Pacolli. Një skenë, sikurse e zgjedhjeve nacionale e vitit 2009, mund të përsëritet edhe gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 3 nëntor, vlerëson Adnan Rrustemi anëtarë i Komisionit Qendrorë të zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.