3.5 milionë fletëvotime

3.5 milionë fletëvotime

Në Lubjanë të Sllovenisë, ka përfunduar shtypja e 3.5 milionë fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Në këtë numër janë përfshirë fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe për kandidatët për asamble. Ky proces kishte filluar ditë më parë, ndërsa ka përfunduar vetëm 10 ditë para ditës së votimit.

Një komision mbikëqyrës nga KQZ i cili ka qenë në monitorim të këtij procesi, ka konstatuar se kompania fituese e tenderit e ka kryer punën në bazë të kritereve të kërkuara.