Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se rreziku për manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë ekziston sikur në çdo vend të botës. Sipas tij reagimi me urgjencë i institucioneve ndaj kësaj dukurie do të ndihmonte në këtë drejtim.
Mirëpo, sipas tij, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara tani vërehet një vetëdijesim i popullatës, partive politike dhe institucioneve të drejtësisë në këtë aspekt. Ai thotë akuzimi i mbi 1 mijë e 500 personave që kanë manipuluar me vota, dhe dënimi i tyre kanë ndikuar në këtë vetëdijesim. “Vërehet një vetëdijesim më i madh i popullatës, por edhe i partive politike e militantëve të tyre që shkalla e tolerancës së institucioneve të drejtësisë ndaj manipulimeve eventuale për këto zgjedhje do të jetë shumë e vogël, së paku kështu janë zotimet e krerëve të këtyre institucioneve.