Më 3 nëntor, në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do të kenë dy fletëvotime. Me njërën prej tyre do të votojnë për kandidatin për kryetar të komunës, ndërsa me fletëvotimin tjetër do të votojnë për këshilltarët e asambleve komunale. Kështu thotë zëdhënësi i Komisionit Qendrorë Zgjedhorë, Valmir Elezi.