Veriu brengos vëzhguesit e zgjedhjeve

Veriu brengos vëzhguesit e zgjedhjeve

Kërcënimet, frikësimet dhe pengimi i serbëve në veri për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme, janë brenga kryesore e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Kosovë. 

“Ne këtu po ua shpjegojmë njerëzve se nuk është në rregull që të votojnë në këto zgjedhje”, i shpjegonte një djalë i ri i veshur me rroba sportive një pensionisti që kishte shkuar për të votuar në veri të Mitrovicës, por nuk ia doli.