Ngritja e debatit dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit, ishte qëllimi i organizimit të një tryeze në Pejë, ku u diskutua lidhur me drejtësinë në zgjedhjet. Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se në zgjedhjet e kaluara janë parë telashe lidhur me ndjekjet e rasteve të krimeve në zgjedhje nga ana e prokurorisë.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi në vitin e kaluar ka publikuar analizën “Krimi i organizuar në zgjedhje, analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e krimeve të zgjedhjeve” dhe në këtë publikim kemi pasur telashe nëse mund të them ashtu me prokurorin e shtetit për sa i përket ndjekjes të cilën ne e kemi kërkuar që ta zhvillojnë edhe në drejtim të sigurimit të elementeve krimit të organizuar në zgjedhje”.