Të hetohen financat e partive

Të hetohen financat e partive

Betim Musliu nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka folur për gazetën Zëri , rreth financimit të partive politike. Ai ka thënë se financimi i partive politike dhe shpenzimi i financave sidomos për fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë problematike në Kosovë. Sipas Musliut, ka munguar transparenca për financimin e partive politike dhe zyrtarëve të tyre dhe kjo veprimtari do duhej të ishte nën llupen e prokurorisë.