Prishtinë, 18 nëntor 2024 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), kanë vizituar Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku janë pritur në takim nga Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti dhe U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv z.Niman Racaj.
Para studenteve, Kryetari Mehmeti ka prezantuar një përmbledhje e shkurtër rreth KPM-së si rregullator i mediave, organizmit, mandatit dhe kompetencave ligjore. Procedurat e licencimit të mediave dhe operatorëve të shpërndarjes, monitorimin e të licencuarve lidhur me zbatimin e obligimeve ligjore nga legjislacioni i KPM-së, ishin tema tjera që u diskutuan gjatë takimit
Studentët përmes pyetjeve u interesuan çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve, procedurat dhe kriteret e licencimit të mediave, monitorimin e përmbajtjeve programore nga ana e KPM-së në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të KPM-së.
Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si programi trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pastaj procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.