Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të hënën është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së.
Ky trajnim përfshiu informimin e studentëve lidhur me pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.
Studentët janë njoftuar me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik, parimet e përgjithshme të kësaj rregulloreje dhe për dokumentet që i nënshtrohen konsultimit publik. Më tutje, studentët janë njoftuar se si planifikohen konsultimet, si zhvillohen dhe se si mbledhen dhe adresohen komentet.
Studentët janë trajnuar dhe është demonstruar mënyra e konsultimit me shkrim, veçanërisht se si IKD i ka shkruar dhe dërguar komentet për njërin ndër projektligjet më të rëndësishme të administratës publike në Kosovës, atë të Projektligjin për pagat në sektorin publik. Kështu, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të informohen me gjithë procedurën e hartimit të një komenti dhe dërgimit të tij.
Takimi me studentet ka vazhduar me informimin e tyre për mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në dëgjimet publike në Kuvendin e Kosovës, gjatë procesit të shqyrtimit të projektligjeve. Trajnimi është zhvilluar nga Naim Jakaj dhe Eranda Zekaj.
Në trajnimin e së hënës, u shfaq edhe video promoja në lidhje me diskutimin mbi buxhetin vjetor për vitin 2023 që është bërë në disa komuna të Kosovës, përmes së cilës promo, është pasqyruar mungesa e pjesëmarrjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në këto diskutime.
Më tutje, studentët kanë parë në praktikë se si disa nga projektligjet më të rëndësishme, sikurse ai i Ligjit për Ndyshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme që është miratuar me 31 mars 2023, projektligj i cili nuk i ka plotësuar standardet minimale të konsultimit publik. Ky projektligj përkundër faktit që është i rëndësishëm, nuk është publikuar në Platformën
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të mbështetjes nga ana e Rockefeller Brothers Fund dhe zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së që financohet nga UNMIK.
Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit të seancave gjyqësore, vizitat nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.