Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në mbështetje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, ka monitoruar përgjigjet e institucioneve të drejtësisë në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit qysh prej gushtit 2013 deri më tash. Një nga shqetësimet e mëdha është çështja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatësve dhe prokurorëve, vlerëson IKD.IKD vlerëson qasjen, standardin dhe angazhimin e organeve të sigurisë dhe ndjekjes në lidhje me veprimtarinë penale kundër të drejtave të votimit. Në të gjitha këto aspekte, PSH dhe Policia e Kosovës (PK) kanë shënuar progres, gjithnjë duke krahasuar hetimin dhe ndjekjen e krimeve në zgjedhjet 2010 dhe zgjedhjeve të organizuara përpara kësaj date.
Një nga shqetësimet e mëdha është çështja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatësve dhe prokurorëve në këto raste. Shqetësimet ngritën pasi që një numër i prokurorëve kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre fillestare për caktimin e masës për paraburgim vetëm pak orë para se të hyjnë në seancën e shqyrtimit. Këto veprime lënë hapësirë për të dyshuar në ndikimet e mundshme nga jashtë të cilat cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë në vendimmarrje.