Furnizimi me miell i komunitetit rom nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Gjakovës ka shtyrë shoqërinë civile që të reagojnë duke thënë se çdo dyshim se mund të ketë keqpërdorim të votës, duhet të hetohet.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se veprimet e institucionëve në këtë rast duhet të jenë urgjente, këto veprime duhet të përfshijnë hetime të detajuara dhe veprime konkrete të institucionëve kompetente, prokurorisë dhe policisë.