“Kjo në asgjë nuk ju asocion përveç se në okupim! Sot kemi edhe ushtarin, edhe policin, edhe njerëz të tjerë të armatosur! Vetëm po habitem pse po ju mungojnë bombat, apo minahedhësit në krah këtyre policëve dhe ushtarëve! ”, thoshte të dielën Nebojsha Joviq kur në Mitrovicën e Veriut ishin ftuar qytetarët për të rivotuar.