Disa gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX’it janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kanë marrë ryshfet nga disa avokatë vendorë në lidhje me rastet e krimeve të luftës.
Emisioni “Betimi për drejtësi”, në bazë të burimeve që ka thotë se prokurori Mauricio Salustro dhe gjykatësi Francesko Fjori, janë duke u hetuar për veprimtari të dyshimta korruptive, pë rmarrje të ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si prokurorë dhe si gjykatë.
Hetimet ndaj tyre po zhvillohen nga një Task Forcë e përzier kur bëjnë pjesë prokurorë vendor e ndërkombëtar.