(I plotësuar) Rezultatet në Pejë janë një befasi për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por se kjo është si pasojë e neglizhencës së strukturave atje. Kështu pohoi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një konference për media.
Ai tha se AAK ka rritje të votës, por ky nuk është rezultat i kënaqshëm. Megjithatë, shpreson se AAK, do të fitoj dhe në Gjakovë, vese presin dhe numërimin e katër qendrave të vendvotimit atje.