Ramadan Muja dënohet 2 vjet me kusht

Ramadan Muja dënohet 2 vjet me kusht

(E Plotësuar) – Kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës për katër pikat e aktakuzës iu shqiptua dënimi me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Zyrtarët tjerë komunalë morën gjithashtu dënime me kusht, por më të vogla.Muja i akuzuar bashkë me pesë zyrtarë të tjerë komunalë për keqpërdorim detyre dhe të autorizimit, do ta ketë të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh, raporton RTK.