Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Burime të koha.net bëjnë të ditur se Muja është dënuar me dy vjet me kusht.
Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren është marrë vendimi për dënimin me dy vjet burgim me kusht për kryetarin aktual të Prizrenit Ramadan Muja i cili akuzohej nga Prokuroria e EULEX-it për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.