Ramadan Muja u dënua me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj.
Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prizren i shpalli fajtorë të gjashtë të pandehurit në rastin e ashtuquajtur “Kryetari i Prizrenit” për kryerjen e veprave penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autoritetit në katër raste respektivisht. Të gjithë të pandehurve u janë shqiptuar dënime me kusht.