Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi nuk është intervistuar deri më tash nga Prokuroria, për akuzat që ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.
”Jo nuk jam intervistuar nga askush”, thotë Latifi për “PrizrenPress” .
Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, pati premtuar se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet. “Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet këtu s’ka pardon”, pat premtuar Hoxhaj.