PROKURORËT ZGJIDHIN 238 RASTE ME 616 PERSONA PËR KORRUPSION

PROKURORËT ZGJIDHIN 238 RASTE ME 616 PERSONA PËR KORRUPSION

Prishtinë, 8 maj 2014 – Sipas të dhënave të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në kuadër të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit, të gjitha prokuroritë gjatë muajit prill 2014 kanë pranuar 30 raste të reja ndaj 60 personave, ndërsa kanë zgjidhur 35 raste ndaj 62 personave.

–    Për 24 persona është hedhur kallëzimi penal;

–    Për 18 persona është pushuar hetimi;

–    Për 1 person është ngritur aktakuzë për dhënien e urdhrit ndëshkimor;

–    Për 19 persona në 16 raste, janë ngritur aktakuza pas zhvillimit të hetimeve;

Me 04 nëntor 2013, janë evidentuar në punë 520 raste ndaj 1679 personave, ndërsa deri më 30 prill 2014 janë pranuar në punë edhe 215 raste të reja me 402 persona, që në numrin e përgjithshëm përfshijnë 735 raste ndaj 2081 personave.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, prokuroritë në kuadër të Planit të Veprimit kanë zgjidhur 238 raste ndaj 616 personave ndërkaq kanë në punë edhe 497 raste ndaj 1465 personave.

–    Për 143 persona është hedhur kallëzimi penal;

–    Për 201 persona është pushuar hetimi;

–    Për 38 persona kanë ngritur aktakuzë për dhënien e urdhrit ndëshkimor;

–    Për 39 persona kanë ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë;

–    Për 186 persona kanë ngritur aktakuzë pas zhvillimit të hetimeve.

Gjykatat kanë marrë vendime përkitazi me aktakuzat e prokurorive për 41 persona:

–    Për 1 person gjykata ka hedhur aktakuzën para shqyrtimit gjyqësor

–    30 të akuzuar janë shpallur fajtor;

–    4 persona janë liruar;

–    Për 6 persona është refuzuar aktakuza;

Ndaj vendimeve të gjykatës, prokurorët kanë parashtruar 13 ankesa:

–    7 ankesa vetëm për vendimin mbi dënimin/lartësinë e vendimit;

–    5 ankesa për arsyet tjera (përveç vendimit mbi dënimin)

–    1 ankesë e aprovuar nga Gjykata e Apelit.

Që nga hyrja në fuqi e Planit të Veprimit prokurorët kanë parashtruar aktakuza ndaj: 3 deputetëve, 12 policëve, 2 doganierëve, 7 avokatëve, 1 kryetar komune, 1 prokurorë; 1 gjyqtar, 4 mjekëve, 2 drejtorëve komunalë, 3 këshilltarëve komunal, 1 menaxher të universitetit privat, 5 zyrtarë komunal, 12 zyrtarë të administratës,   9 zyrtarë të agjencive, 6 punonjës të institucioneve shëndetësore, 4 zyrtarë të administratës tatimore, 114 përgjegjës/zyrtar të kompanive private