PROKURORËT NË NDJEKJE TË MANIPULUESVE TË VOTAVE

PROKURORËT NË NDJEKJE TË MANIPULUESVE TË VOTAVE

Për zgjedhjet e nëntorit për herë të parë Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë shkuar përtej legjislacionit ekzistues, duke krijuar Procedura Standarde të Veprimit. “Nëse prokurorët dhe policia i zbatojnë këto procedura me përpikëri, besoni se vërtetë të gjithë ata manipulues që do të tentojnë të manipulojnë votat do të përballen fuqishëm me këto organe të drejtësisë…”, tha të martën, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit” të organizuar nga ky institut në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.