NË PRISHTINË U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

NË PRISHTINË U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

Në tryezën e diskutimit “Drejtësia në Zgjedhjet e 3 nëntorit” u mbajt sot në Prishtinë, e cila u organizua nga Prokurori i Shtetit  në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu theksoi se ky institut vitin e kaluar ka publikuar raportin “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”, në të cilën kishte bërë rekomandime konkrete rreth rolit proaktiv që duhet ta ketë Prokurori i Shtetit në rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit, gjë që po ndodh tani, por që ky rol duhet të monitorohet deri në përfundim të procesit të zgjedhjeve.