Presidentja Jahjaga dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizmin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale në Kosovë biseduan për përgatitjet dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse e njoftuan Presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet e tyre, bashkërendimin ndërmjet vete dhe shtimin e masave në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të qeta e të drejta.