Policia nis hetimet për blerjen e votës në Prizren

Policia nis hetimet për blerjen e votës në Prizren

Policia në Prizren, ka nisur sot hetimet për blerjen e votës në këtë qytet. Hetimet kanë filluar pas ngritjes së shqetësimit të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj. Kandidati Rexhaj është ftuar nga policia që të japë informacione shtesë për këtë qëllim. “Përshëndes gatishmërinë e organeve të rendit për të mos lejuar asnjë formë që do ta dëmtonte procesin zgjedhor”, tha Rexhaj .