Policia merr në pyetje tre pjesëtarë të listës Srpska

Policia merr në pyetje tre pjesëtarë të listës Srpska

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë marrtë në pyetje sot rreth orës 16 për intervistim bartësin e listës qytetare Srpska në Shtërpcë, Nenad Filipoviq dhe dy aktivistë të asaj liste, njofton zyra për Kosovën e qeverisë serbe. Aktivistët e intervistuar janë Julijana Dobrosavljeviq dhe Milan Rusimoviq, me arsyetimin se kanë bërë presion  në votues për të votuar për listën e tyre në balotazhin e 1 dhjetorit për kryetar të Shtërpcës. Raportohet se ata gjenden në stacionin policor dhe se nga ta janë duke u marrë deklaratat.