Subjektet më të mëdha politike në vend e kanë vazhduar praktikën për t’i mbajtur të fshehura shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.
Përfaqësues të këtyre partive, edhe pse thonë se shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë dukshëm më të vogla, nuk pranojnë të flasin për shifrat e shpenzuara, shkruan “Tribuna”.