Në debatin me temë “Kultura e Mosdëshkueshmërisë në Kosovë” e organizuar nga Forum 2015, në të cilin morrën pjesë përfaqësues të partive politike, ata të shoqërisë civile dhe ambasadorë të vendeve perëndimore, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka theksuar se as misionit të UNMIK’ut, por më pas as politikës në Kosovë nuk i ka konvenuar fare që të ketë sistem të fuqishëm të drejtësisë.
“Kjo i ka mundësuar politikës në vazhdimësi që të mos përballen me të gjitha ato shkelje që i kanë bërë. Kjo ka qenë e qëllimshme dhe vazhdon të jetë e qëllimshme edhe sot megjithëse ka hapa pozitiv që janë shënuar”