NË PEJË U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

NË PEJË U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se ky institut përmes monitoruesve të vet do të monitorojë zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit “Lidhur me zgjedhjet 2013” të nënshkruar në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhorë, Policisë së Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.